Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka vazhduar edhe sot aktivitetin e tij politik së bashku me disa anëtarë të partisë së tij.
Reçica është takuar sot me strukturat dhe aktivistët e Partisë̈ Demokratike të Kosovës , te cilët vinë nga komuna e Ferizajt.
Reçica, ka deklaruar para tyre se tashmë është dëshmuar, se pa Partinë Demokratike të Kosovës nuk bëhen punët e mira dhe të mëdha për vendin, vetëm Partia Demokratike e Kosovës mund të rimëkëmb ekonominë̈ e vendit dhe mund ta rikthejë stabilitetin politik dhe ekonomik përmes programit të rimëkëmbjes shtetërore.
Ky është postimi i plotë nga Elmi Reçica në facebook:
Pritje e ngrohtë dhe tejet miqësore në familjen e nderuar Islami në Ferizaj, së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe me kolegët kandidatë për deputetë, Lulzim Abazi dhe Kristina Gashi – Bytyçi, prezantuam detaje të programit të #rimëkëmbjes shtetërore, kudo dhe anembanë qyteteve të Kosovës po flasim dhe bashkëbisedojmë me të gjithë qytetarët duke hasur në mbështetje të plotë për planin e #Rimëkëmbjes së Kosovës.
Faleminderit dhe mirënjohje për mbështetjen që po na jepni!
#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër #134PDK??
Takim me strukturat dhe aktivistët e nëndegës së 5-të të PDK-së në Ferizaj, në një atmosferë mobilizuese dhe plot entuziazëm për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit. Bashkëbiseduam për procesin zgjedhor, sfidat dhe gjendjen e krijuar politike dhe ekonomike në vend si pasojë e pandemisë dhe keqqeverisjeve si dhe prezantuam Planin për #Rimëkëmbjen e Kosovës.
Tashmë është dëshmuar, se pa Partinë Demokratike të Kosovës nuk bëhen punët e mira dhe të mëdha për vendin, vetëm Partia Demokratike e Kosovës mund të rimëkëmb ekonominë e vendit dhe mund ta rikthejë stabilitetin politik dhe ekonomik përmes programit të rimëkëmbjes shtetërore.
#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër #134PDK ??