Edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës!
Kështu ka shkruar ish shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj pasi ka takuar qindra mbështetës.
“Një pritje madhështore në kryeqendrën shqiptare nga të rinjtë e kësaj ane. Kjo rini e mrekullueshme që po e përqafon AAK-në, është dëshmi e një suksesi të pakontestuar. Jam krenar me ju rinia jonë e Prizrenit! Kthesat e mëdha nga Prizreni kanë filluar!”, ka shkruar Haradinaj.
Daut Haradinaj edhe në ditët e kaluar ka mobilizuar shumë njerëz rreth projektetit të “Frocës së Kosovës”, sloganit të AAK-së në këto zgjedhje.
Haradinaj garon për zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 50