Gjykatësit gjermanë nga një mashtrues kanë arritur të sekuestrojnë bitcoinë në vlerë prej 50 milionë eurove, por nuk po mund të “hapin” llogarinë sepse i akuzuari nuk ka dashur t’ua jap fjalëkalimin për të pasur qasje, shkruan Reuters.
Gjykatësi në qytetin bavarez Kempten, Sebastian Murer, ka konfirmuar rastin e burrit të akuzuar për mashtrim dhe gjatë qëndrimit të tij në burg, po refuzon të tregojë fjalëkalimin për të pasur qasje në llogarinë e miliona eurove, e policia deri më tani ka tentuar të futet disa herë në llogari që ka 1.700 bitcoinë, transmeton TelegramiSot.
“E kemi pyetur, por ai na ka thënë se mund ta ketë harruar”, ka thënë gjykatësi sot gjatë një interviste dhënë për Reuters.
Mashtruesi është dënuar me dy vite burgim për shkak të instalimin të softuerit në mënyrë të fshehtë në kompjuterë tjerë, me qëllim që t’i përdor për prodhimin e bitcoinëve.
Bitcoinët ruhen në softuerin e njohur si portofoli digjital që është i siguruar me një fjalëkalim. Ai përdor si qelës për deshifrim, hapje të portofolit dhe qasje në bitcoin. E kur ajo harrohet apo humbet, përdoruesit nuk mund të hap portofolin.
Kur mashtruesi përfundoi prapa grilave, bitcoinët e tij kapnin vlerën e vetëm 20 për qindëshit që sot kjo kriptovalutë ka vlerën. Ajo nga janari është rritur dukshëm dhe ka arritur të tejkaloj shifrën prej 42 mijë dollarëve