• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hoti në Prizren: Marrëveshjen e Uashingtonit po e kundërshtojnë ata që ishin kundër Rambujesë

05/02/2021 - 16:33:43
Hoti në Prizren: Marrëveshjen e Uashingtonit po e kundërshtojnë ata që ishin kundër Rambujesë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të premten në Prizren se Marrëveshjen e Uashingtonit, që i solli Kosovës 1 miliard investime, përfshirjen e FSK-së në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, njohjen nga Izraeli etj, po e kundërshtojnë të njëjtit njerëz që i kanë kundërshtuar të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke filluar nga Marrëveshja e Rambujesë që solli lirinë e Kosovës.

“Ata nuk kanë ide dhe as vizion, sepse nuk shohin përtej interesave të tyre personale dhe partiake. Nuk lënë gjë pa bërë për një grusht vota dhe pak pushtet”, tha kryeministri Hoti.

Lexo më shumë

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
10
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
9

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti tha se askush më mirë se qytetarët e Prizrenit nuk e di se çfarë sjellë qeverisja eksperimentale.

“Jam i bindur se me fitoren e LDK-së më 14 shkurt edhe në Prizren, vjeshta e këtij viti, përveç se do ta zhbëjë pandeminë, do t’i vyshkë përfundimisht ekperimentuesit që pasuan qeverisjen korruptive disavjeçare të kësaj komune nga ata që Prizrenin e konsideronin hambar vetëm për vota”, tha kandidati i LDK-së në tubimin elektoral në Prizren.

Duke folur për programin e LDK-së në këto zgjedhje, Hoti tha se prioritet është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe integrimin euro-atlantik i Kosovës.

“Rritjen e pagave ne do ta bëjmë çdo vit, mbi bazën e rritjes ekonomike të Kosovës. Ne kemi plane për investime prej 1 miliard euro nga Marrëveshja e Uashingtonit, nga të cilat do të ketë investime të mëdha publike. Qeverisja jonë do ta garantoj pagën minimale 300 euro. Do të heqim kufizimin për 15 vjet për pensionet kontribut-dhënëse. Deri në vitin 2023 nuk do të ketë ndihmë sociale apo pension nën 300 euro. Asistenca sociale do të lidhet me koston e jetesës dhe rritet për 30%. Do të institucionalizojmë kujdesin për personat me nevoja të veçanta”, tha Hoti.

Ai bëri thirrje që më 14 shkurt të votohet LDK me numrin 132.

“Mos lejoni te mashtroheni nga: ata që LDK-në e duan vetëm për favore, që e braktisin kur nuk u konvenon, që braktisin listën e LDK-së me akademikë, profesionistë, patriotë e punëtorë, njerëz me integritet të lartë, e që ju bashkohen listës me ekstremistë e komunistë,që tash recitojnë në konferenca për medie ashtu si ju shkruajnë fjalimet nga byrotë politike të tipit të komunizmit, ata që këto ditë i janë përgjëruar shefit të tyre për ta fshirë qëndrimin e Vetëvendosjes ndaj Presidentit Rugova. Ata e meritojnë refuzimin e plotë të qytetarëve të Kosovës”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
10
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
9
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
4
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
9
Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës
Lajme

Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës

June 7, 2025
14
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Me armë e thikë ia grabitën veturën një qytetari – arrestohen dy persona në Komoran

June 7, 2025
19
Next Post
Haradinaj nga Gjilani: AAK-ja ka plan konkret për ringjalljen ekonomike

Haradinaj nga Gjilani: AAK-ja ka plan konkret për ringjalljen ekonomike

Më të fundit

  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
  • Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
  • Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi