Zyrës së Kryeministrit të Kosovës nuk po i funksionon uebsajti zyrtar, shkruan
Po ta klikoni https://kryeministri-ks.net/, uebsajti i Kryeministrisë nuk ju hapet dot.
Fillimisht, regjistrimi i domainit kishte skaduar më 31 janar 2021, duke bërë që domaini të ‘parkohej’. Kështu, ka bërë që sajti të dalë jashtë funksionit.
Më pas, regjistrimi është perterire – deri më 31 janar 2022.
Sipas ICANN, organizatës përgjegjëse për koordinimin teknik të sistemit të emrave të domainit, kryeministri-ks.net është i regjistruar deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.
Për të gjitha informacionet nga kryeministria, prezenca online është e domosdoshme.