Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor si rrjedhojë e masave anti-COVID.
Kandidati për President nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, njofton Klan Kosova.
Pas kësaj, Haradinaj mbajti një tubim me qytetarë në Skënderaj, duke thënë se nëse zgjidhet President i vendit, do ta çojë vendin në NATO dhe sipas tij nëse kjo nuk ndodh ” e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri”.
“Duhet me forcu sigurinë e Kosovës dhe duhet të ecë vendi me integrime. Presidenti duhet të çojë vendin në NATO, nëse kjo nuk ndodh, atëherë e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri. Kur votojmë me 14 shkurt është referndum për NATO. Ju lutem kujdes me votën, se vota është e shenjtë”, ka thënë Haradinaj.