Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për thyerje të rregullave antiCOVID dhe për zhvillim të një aktivitet kriminal.
Megjithëse pandemi dhe me orë policore, kjo gjë nuk i ka penguar të bënin një festë duke thyer dhe rregullat dhe zhvilluar një aktivitet kriminal.
Të arrestuarit janë: •A. H., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”;
- A. H., 48 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e qëndrimit “Arrest në shtëpi”;
- A. H., 34 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
- A. K., 28 vjeç, E. S., 42 vjeç dhe F. Ll., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Shtetasi A. H., 34 vjeç, në kundërshtim me masat antiCOVID, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, ku ishin të pranishëm shtetasit e tjerë lartpërmendur.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant peshku në zonën e kinostudios. Në bazë të informacioneve policia shkoi për kontroll në këtë lokal pasi ai qëndronte hapur tej orarit të lejuar.
Pas kontrollit rezultoi policia gjeti një sasi të vogël kokaine dhe kanabisi dhe njeri prej personave në tavoline kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Galeria”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë në kohë dhe në vende të ndryshme, shtetasit:
- A. H., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”;
- A. H., 48 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e qëndrimit “Arrest në shtëpi”;
- A. H., 34 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
- A. K., 28 vjeç, E. S., 42 vjeç dhe F. Ll., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Shtetasi A. H., 34 vjeç, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, ku ishin të pranishëm shtetasit e tjerë lartpërmendur