Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë i arrestuari është F. B., 26-vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.
Ky person u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.