Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Dimal Basha ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën në Skenderaj.
Pas vizitës që Kurti zhvilloi në këtë qytet, ai u prit me protesta e brohoritje nga qytetarët drenicas.
Basha, në reagimin e tij për Facebook, thotë se me pas gjuajt aktivistët e VV sot do ta kishin shpall Lëvizjen Vetëvendosej organizatë terroriste.
Ai shprehet se edhe ia kishin ndaluar garimin në zgjedhje.
“Qentë lehin, ama uragani s’ndalet. S’jemi më karvan, por URAGAN!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Me pas gjuajt aktivistët tanë qysh kanë ba do lloma, sot do (b)analista dhe shteti i Prontos e kishin shpallë Lëvizjen VETËVENDOSJE! organizatë terroriste edhe ia kishin ndalu me garu në zgjedhje!
Qentë lehin, ama uragani s’ndalet. S’jemi më karvan, por URAGAN!
#AlbinKurti ? #QeveriaKurti2 ❤️ #14shkurt