Ministrja e Financave në detyrë, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës (SPAK) , të kryesuar nga z. Ali Gashi. Në takim, përfaqësuesit e Sindikatës shprehën kërkesë për mundësinë e përfshirjes së Shërbyesve Civil në programin e rimëkëmbjes ekonomike, sipas punës dhe angazhimit të tyre gjatë pandemisë Covid-19.
Në këtë takim palët u dakorduan që të krijohet një grup punues i përbashkët për vlerësimin e kërkesave dhe shqyrtimin e mundësive që këto kërkesa të trajtohen në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës (SPAK) , gjithashtu vlerësuan lartë gatishmërinë e ministres Bajrami për trajtimin e shqetësimeve të SPAK-ut.