Numri tre në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë, Eliza Hoxha e ka thumbuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani me një postim në Facebook.
“Ciu, ciu….fry’n VERIU”, ka shkruar Hoxha, si reagim ndaj vizitës me tensione të Kurtit e Osmanit në veri dje.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan dje minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi i serbëve lokalë.
Këtë e mohuan nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione.