Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq është vaksinuar sot në Serbi.
Ai ka marrë atje vaksinën kundër virusit Covid-19, teksa në rrjetin social në “Facebook”, ka ndarë edhe fotografi nga ky moment.
“Është e rëndësishme që të vaksinoni veten kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendet e tyre”, tha Jevtiq, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli.
Jevtiq i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka preferuar që ta zgjedh Serbinë si vendi kur do të vaksinohet kundër Coronavirusit.
Kujtojmë që në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat kundër Coronavirusit.