• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Prishet koalicioni LDK-LVV në Vushtrri

29/01/2021 - 08:15:22
Prishet koalicioni LDK-LVV në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë ndarë rrugët në qytetin e Vushtrrisë. LDK’ja e cila udhëheq me këtë komunë ka prishur koalicionin me partinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo për shkak se këta të fundit nuk e kanë votuar dje Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryetari i komunës Xhafer Tahiri. Ai tha se këtë qasje të Vetëvendosjes nuk do ta durojë më.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
20
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
6

“Në fakt dje LVV’ja në Vushtrri nuk e ka përkrahur planin e Rimëkëmbjes Ekonomike të Vushtrrisë. Ky është një plan i hartuar për të dal nga kriza. Është një prej planeve më të rëndësishme edhe për një koncept ndryshe, se si do të duhej të dukej politika lokale në Vushtrri për 10 vjetët e ardhshme. Për këtë arsye unë dje i kam bërë të ditur nënkryetarit të komunës dhe kryetarit të Degës të VV’së që unë në këtë mënyrë nuk mund të vazhdojë koalicionin”, ka thënë ai për Express.

Sipas tij arsyetimi i asamblistëve të VV’së, për të mos e votuar këtë program, ka qenë se është vendim i marrë nga Kryesia e Degës së VV’së në këtë komunë.

“Arsyetimi ka qenë që është vendim i Kryesisë së VV’së për të mos votuar dje në Kuvend Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe unë nuk mund të lejoj që vendimet në parti të ndikojnë në politikën apo në drejtimet që duhet ti marr komuna e Vushtrrisë apo për projektet e tjera siç ishte ai për Rimëkëmbjen Ekonomike të Vushtrrisë dhe shumë projekteve tjera të rëndësishme”, ka thënë më tutje ai.

Tahiri konfirmoi për Express, se tanimë i ka liruar nga detyra të gjithë bartësit e funksioneve publike në komunën e Vushtrrisë e që i përkasin VV’së.

“Natyrisht që sot do të lirojë nga detyra të gjithë bartësit e funksioneve publike në komunën e Vushtrrisë. Tashmë edhe i kam liruar nga detyra”, ka deklaruar më tutje ai.

Express ka provuar të kontaktojë edhe me nënkryetarin e Komunës, Besim Muzaqi që vie nga radhët e Vetëvendosjes, por deri në momentin e publikimit të lajmit ai nuk është përgjigjur në telefonatat e gazetës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tahiri njoftoi se Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike të Vushtrrisë ka 3 masa apo propozime themelore që sipas tij duhet të aprovohen në Kuvend të Komunës dhe nga Qeveria e Kosovës.

“Moratorium 4 vjeçar për asfalt, rialokim i buxhetit në projekte për punësim e zhvillim sepse 687 nga 750 km rrugë, ose 91% e rrugëve lokale në Vushtrri janë të asfaltuara. Vetëm granti qeveritar do të përdoret për asfaltim të rrugëve. 25 % ulje të tatimit në pronë në 4 vitet e ardhshme për qytetarët dhe bizneset e Vushtrrisë. 0 tolerancë për mos paguesit e tatimit dhe taksave komunale. Mbi 200 milion euro investime, publike dhe private në projektet vitale për transformimin e Vushtrrisë në 5 vitet e ardhshme”, ka njoftuar ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
20
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
6
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
11
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
40
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
12
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
25
Next Post
Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje  për minatoret e Minierës se Artanës

Rival në politikë, por këtë gjë e kanë të përbashkët Kurti e Hoti

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi