Arka e xhamisë në fshatin Shipashnicë e Poshtme, ditën e martë ka rënë pre e hajnave.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku bëhet e ditur se ajo është hapur me forcë nga persona të panjohur.
Nuk dihet shuma e parave të cilat janë vjedhur, por rasti po vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur është hapur me forcë arka e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e Policisë.