Kujtim Shala ka folur për raportet e tij me Vjosa Osmanin.
Kandidati i LDK’së për kryeministër ka komentuar edhe foton ku shihet i përqafuar me Osmanin.
“Kjo së pari nënkupton histori të raportit dhe njohjes personale. Sonte unë dhe Vjosa jemi kundërshtarë politik dhe në këtë kuptim Vjosa është kundërshtar për mua si të gjithë të tjerët. Në kuptimin personal është si gjithmonë, s’ndryshon asgjë”, thotë Shala.
Por a do të mund të përsëritnin sërish një fotografi të tillë?
“Nëse do të ishte kandidate e jona për kryeministre sërish, situata të cilat unë nuk besoj se do të rikthehen’, tha Shala në Klan Kosova.
Ai tregoi se ka biseduar me Osmanin para dhe pas largimit të saj nga LDK.
“Kam biseduar me Vjosën vazhdimisht”, tha ai.
“Nuk e di, mendoj se këto duhet t’i shpjegojë Vjosa. Ne jemi aty, ajo u largua”, tha Shala.
“Një parti nuk mund të të japë hapësirë më të madhe sesa të kandidojë për kryeministre?’, theksoi ai.