Zyra e arkivit të stacionit policor në Drenas është përfshirë nga zjarri të hënën rreth orës 13:00.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe ka bërë të ditur se ka filluar puna për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa në raportin 24-orësh, Policia njofton se zjarri dyshohet se ishte shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.
Lidhur me rastin janë njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës dhe prokurori i shtetit.