Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot tek “Tre sheshirat” sipas një qytetareje (D.B) emër i njohur për redaksinë, ku Policia e Kosovës e ka dënuar për një shkelje në trafik.
Deri këtu gjithçka është në rregull sipas qytetarës (D.B), që madje edhe e pranon fajësinë me sinqeritet, por në të njejtin vend sipas saj ka qenë edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, që bëri të njejtën shkelje në trafik, por u amnistua nga patrulla e Policisë, transmeton Ballkani.info.
Ballkani.info ka kontaktuar qytetarën për të marrë verisionin e saj, derisa ajo thotë që sjellja e policisë nuk ka qenë aspak e mirë dhe pasi i ka pyetur pse amnistohet i lartëcekuri, ka marrë një përgjigjje kapadike: “Për qef”.
Raste të tilla të kapadaillëkut të Policisë kohëve të fundit janë vërë shumë shpesh në pahë, ku qytetarë të thjeshtë të vendit, thonë se mantel-kaltërtit nuk i ofrojnë siguri, por një frikë nga çdo përballje me ta.
Dëshmia e qytetarës:
Në të njejtin vend ku unë u dënova që isha gabim unë, aty ishte edhe një VIP, saktësisht, Ermal Fejzullahu, por që ai nuk u denua, ndërsa unë po, pastaj dola nga vetura që ta pyes zotëriun në fjalë, pse ai jo e unë po, tha veq për qef, Policia jonë e Kosovës, bravo, dëshpërim total…