Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr trupin e pajetë të Hesat Rrahmanit nga komuna e Vitisë, pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaqanik-Hani i Elezit.
Viktima i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.