• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Novobërdë: Gjyshi ishte në gjumë kur u ther 12 herë nga nipi

17/01/2021 - 16:29:05
Shqiptari godet me thikë pas shpine infermieren VIDEO

D.K rreth 28 vjeç dyshohet se ka privuar nga jeta gjyshin e tij, K.I. 95 vjeç, të premten në fshatin Izvor të Komunës së Novobërdës. Viktima u ther 12 herë me thikë në pjesën e krahërorit dhe abdomenit përderisa ishte në gjumë, ndërsa rasti në polici fillimisht u raportua si “vetëvrasje”. Por, kur prokurori doli në vendin e ngjarjes vdekja e të moshuarit u cilësua si “vrasje e rëndë”, Media ju sjell detaje të krimit në Novobërdë.

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për nipin që dyshohet se vrau me thikë gjyshin e tij.

Lexo më shumë

A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
5
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
10

Lidhur me rastin media ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, Agron Uka, i cili ka dhënë detaje për krimin brenda familjes.

“Vrasja ka ndodhur brenda shtëpisë, viktima është i moshës 95-vjeç, ndërsa i dyshuari është rreth 28-vjeç, do të thotë nipi i tij”, tha Uka të dielen për Express.

Tutje, Prokurori deklaroi se viktima ishte në gjumë kur mori 12 goditje me thikë.

“Viktima i ka 12 goditje me thikë, ka qenë fjet viktima…Janë marrë provat, gjurmët e gjakut, është marrë thika si dhe është lëshuar urdhëri për autopsi”, tha më tej Uka.

I pyetur se në cilat pjesë të trupit ka pësuar lëndime viktima, ai tha, “lëndime ka pasur në pjesën e përparme, në krahëror ka pasur gjashtë plagë në anën e majtë, në pjesën e abdomenit i ka edhe gjashtë të tjerë. Thika ka qenë në abdomen, e ngulur rreth 15 centimetra”.

Kemi të bëjmë me “vrasje të rëndë”, shtoi prokurori.

Po ashtu është bërë intervistimi i të dyshuarit dhe dy dëshmitarëve të tjerë.

“Kërkesa është bërë për paraburgim, gjykata e ka aprovu kërkesën për vrasje të rëndë të anëtarit të familjes”, tha më tej prokurori kujdestar Agron Uka.

Tutje ai tha se i dyshuari është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa ka theksuar se “nuk e ka kryer vrasjen e gjyshit”.

Të njëjtit akoma nuk dihet nëse kanë pasur probleme mes vete, teksa motivi i vrasjes mbetet i paqartë.

Prokuroria po vazhdon ta hetojë këtë rast.

Çfarë tha policia sot në raportin 24-orësh për vrasjen në Novobërdë?

“Novobërdë 15-16.01.2021 – 20:30. Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, u njoftua me anë të raportit të policisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
5
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
10
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
16
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
Lajme

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
4
Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
Lajme

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
11
Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
Lajme

Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

May 15, 2025
13
Next Post
PDK-ja, e  formon shtabin zgjedhor në shtetet e Beneluksit dhe riaktivizon nëndegët

PDK-ja, e formon shtabin zgjedhor në shtetet e Beneluksit dhe riaktivizon nëndegët

Më të fundit

  • Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë
  • Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
  • Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi