Një person ka vdekur të shtunën pasi ishte i përfshirë në një aksident që kishte ndodhur më 8 janar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i ndjeri ishte duke marrë tretman mjekësor në një spital jasht vendit, ku edhe ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.