Një 38-vjeçar ka vdekur pasi që ka rënë nga kati i V-të i një ndërtese në Gjakovë.
Lajmin për TelegraminSot, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj ka thënë se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Me datë 12.01.2021 rreth ores 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë.
Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimes . Viktima është rreth moshës 38 vjeçar nga Malisheva.
Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësite përgjegjëse te cilat kane dalur ne vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion” , tha ai për TelegraminSot