Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas aderimit të Armend Mujës në Lëvizjen Vetëvendosje.
Bytyçi e ka quajtur Mujën sekser të akreditimeve universitare private.
Teksa e vë në pikëpyetje nëse Kurti do të mund ta luftojë hajninë me ekipin që e ka.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti po na tregon se ai nuk do të qëndroj gjatë në pushtet.
Me Haki Abazin, kleptokratin e shoqërisë civile dhe Armend Mujën, sekserin e akreditimeve të universiteteve private, ai pretendon ta luftojë korrupsionin e hajninë.
Është e vërtetë se hajni nuk mund ta vjedhë hajnin, po ky parim nuk vlen për shtetin!.