Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur për pasurinë që e ka pasur para luftës dhe pasurinë që e ka krijuar pas luftës.
“Unë para luftës i kam pasë 3 shpia. I kemi pasë dy lokale tona. Një lokal në Skenderaj dhe një market në fshat. I kena pasë edhe dy kerre”, tha Lushtaku. Mas luftës, unë kam një shtëpi në Skenderaj. E kemi privatizu me një shok temin një lokal në Skenderaj që ka kushtu diku 65 mijë euro. E kam privatizu shumë herët. Nuk e di sa metra lokali ka qenë. Unë kam hy në kredi me marrë. Kur jam kanë unë në burg, jemi detyruar me shit lokalin. Nuk e di sa e kemi shitë”, tha Lushtaku.
Ai ka treguar edhe për privatizimin e 50 hektarëve tokë në fshatin Komoran të Drenasit.
“E kam një tokë 50 hektar që e kam përgjysmë me një mik, në Komoran. Tani e kam shit shtëpinë në Skenderaj. Vitin kur e kam ble tokën nuk e di. E kam ble me privatizim. E kemi privatizu diku 200 e diçka mijë euro, sa ka kushtu ari nuk e di. Jemi hy në kredi për me ble. Ma kanë dhanë kredinë 200 mijë euro”, tha Lushtaku në Kallxo Përnime.
“Toka është afër autostradës. Një pjese e tokës është shpronësuar. Diku rreth 50 euro arin e kemi ble. Kur është shpronësuar, nuk e di saktë, po diku 5, 6 ose 7 mijë euro ka qenë çmimi. Kjo është pasuria e Sami Lushtakut, nëse del që kam pasuri tjetër unë jap përgjegjësi morale e penale ”, tha Lushtaku.