Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, i ka kujtuar sot dy bashkëveprimtaret e tij, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, të cilët ranë heroikisht në përballje me forcat policore në Prishtinë.
Ky është postimi i plotë i Elmi Reçicës
U bënë 37 vjet që nga rënia e veprimtarëve të hershëm e të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, bashkëveprimtarëve, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, të cilët ranë heroikisht në përballje me forcat policore në Prishtinë.
Heronjtë e Kosovës Rexhepi dhe Nuhiu me vendosmëri e përkushtim të jashtëzakonshëm punuan e vepruan në organizimin dhe fuqizimin e lëvizjes kombëtare për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!