Partitë dhe politikanët po vazhdojnë parafushatën me intensitet të shtuar pas caktimit të datës 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Një gjë të tillë po e bën edhe ish deputeti i AAK-së, Bekë Berisha dhe kandidati për kryetar të Istogit.
“Po vazhdojnë takimet me qytetarë! Sot me rreth 100 qytetarë u takuam dhe biseduam për punën që na pret për zhvillimin e vendit.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe përgatitja për zgjedhjet të cilat do të mbahen së shpejti. Së bashku do arrijmë t’i befasojmë sondazhet!”, ka shkruar Berisha