Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ditë më parë e përjashtoi mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.
Lushtaku refuzimin për koalicion me partinë e Limajt e kishte lidhur me dëshirën për të garuar e vetme.
Por pak ditë pas kësaj deklarate Lushtaku ka ndryshuar qëndrim dhe tani i thotë “PO” një koalicioni me Nismën.
“Unë jam një të vetmit në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skejt në idenë që PDK të shkoj me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që mos të ketë Nismë fare, që Limaj të vije në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet. Kam patur kontakte dhe do kem përsëri me Limajn për këtë temë” ka thënë Lushtaku për Indeksonline.
Ai ndërkaq ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për deputet, por djali i tij Mërgimi.
Lushtaku më tej ka thënë se ka dëshirë që pjesë e listës për deputet të jetë edhe Albin Kurti nga Vetëvendosje.
“Kisha pas qef Albini me kandidu. Më vjen keq nëse ndodhë moskandidimi i tij. Kam qef me pa Albinin” ka thënë Lushtaku.