Shpërthimi i djeshëm në një restorant të Ferizajt, ku mbetën të lënduar 42 persona, ka ngjallur frikën tek qytetarët për përdorimin e bombolave të gazit.
Shumë familje kosovare i përdorin bombolat e gazit në kuzhinë dhe për ngrohje.
Rrahman Sefedini, i cili ligjëron në Fakultetin e Menaxhimit të Emergjencave, ka demonstruar për RTV21 se si duhet të parandalojmë shpërthimet e bombolave të gazit.
Eksperti i licencuar ka njohuri për shpërthimet dhe mjetet e rrezikshme e po ashtu për menaxhimin e tyre.
Ai ka treguar se rreziku më i madh kur bombola nuk është e vendosur në mënyrë të rregullt.
Në vazhdim mund të ndiqni një video:
https://video.gjirafa.com/10000000-2800389850173584-596810130797923562-n-mp4