Një grua i bindi doktorët se vajza e saj, e cila kishte një shëndet shumë të mirë, është me aftësi të kufizuara dhe ka nevojë për një karrocë, ushqim artificial, dhe shumë ilaçe për të ndaluar krizat epileptike
Vajza 12-vjeçe u dërgua vazhdimisht në vizita mjekësore, dhe nëna e saj insistonte se ajo ka shumë probleme shëndetësore, shkruan “DailyMail”.
Vajza, tani 12 vjeçe, ka kaluar 8 vite duke marrë trajtime mjekësore të rënda dhe duke shkuar në shkollë me karrocë.
Gjykatësja e gjykoi trajtimin e saj si të rremë, dhe ai u vazhdua për një kohë aq të gjatë sepse nëna e saj vazhdimisht dha histori të rreme tek mjekët që ata të vazhdojnë të trajtojnë vajzën e saj.
Ajo tha se vajza ishte e paaftë për të ngrënë apo pirë, për të ecur, kishe kriza epileptike të vazhdueshme dhe shumë të pakontrollueshme.
Gjykatësja tha se vajza ka pësuar shumë nga gënjeshtrat dhe ekzagjerimet e nënës së vetë. Gruaja i mohoi akuzat, por gjykatësja nuk e pranoi deklaratën e saj të pafajësisë.
Për arsye ligjore emri i familjes nuk është bërë publik dhe as juria e çështjes nuk është bërë publike.
Duke marrë parasysh se sa shumë persona profesional janë përfshirë në këtë çështje, si pasojë e gënjeshtrave të nënës, do të kishte një impakt të keq në punën e tyre, prandaj asnjë nga personat e përfshirë nuk janë bërë të ditur.
Gruaja ka edhe dy fëmijë të tjerë të cilët janë pa probleme. Ajo tha se vajza filloi të ketë epilepsi të pakontrollueshme kur ishte 18 muajshe. Në vitin 2012, nëna filloi të ekzagjeronte simptomat dhe të shpikte simptoma të reja vazhdimisht.
Gjatë vitit 2013 nëna tha se vajza është bërë e paaftë për të ecur, dhe brenda vitit ajo u vendos në karrocë. Ajo tha se vajza po përjetonte epilepsi të vazhdueshme, gjakderdhje nga hundët, probleme me legenin dhe fshikëzën urinare, pagjumësi dhe probleme me ecjen.
Mirëpo pasi vajza u stresua shumë gjatë një vizite mjekësore, ku duhet ti ndërrohet gypi i ushqimit artificial, mjekët filluan të kenë dyshime rreth sa e rëndë është gjendja e vajzës dhe se a kishte nevojë për gjithë këtë medikim.
Në vitin 2019 vajza u morr nga punëtorët social, dhe u kuptua se ajo ishte thjeshtë një fëmijë normal. Ajo nuk kishte probleme shëndetësore dhe ishte shumë energjike.
Kjo ishte plotësisht e kundërta me çfarë kishte thënë nëna për vite me radhë. Vajza tani e sa muaj jeton me disa familjarë të vetë.
Gjykatësja i tha nënës e cila përjetoj një divorc të rënd gjatë trajtimit të gabuar të vajzës së vetë, se në të ardhmen mund të marrë një mundësi të dytë për të rritur vajzën e vetë, por ajo duhet të pranoj se vajza është e shëndetshme./ln/