Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka bërë një deklaratë lidhur me pamjen e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
Veliu ka bullizuar me Vjosa Osmanin për pamjen e saj, duke thënë se ‘është shumë e madhe dhe i duhet hapësirë”, shkruan Reporteri.net.
E për këtë deklaratë po kërkohet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm.
Nga kabineti i Osmanit kanë thënë se Veliu nuk mund të jetë në krye të institucioneve tona, dhe se ai s’mund të jetë as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri sepse është sinonim i gjithçkaje nga e cila duhet të distancohemi përfundimisht.
“Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme.
Është e neveritshme! Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt.
Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht.
Ditët i ke të numëruara.”, ka shkruar asistentja e Vjosa Osmani, Egnesa Vitia.