Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur dje në Janjevë. Fermerit Sokol Shabani, ujqit ia kanë mbytur rreth 90 dele.
Shabani thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 15 mijë euro.
Për këtë pronari kërkon mbështetje nga organet komunale.
“Ujqit na kanë mbyt rreth 90 dele, nja 70 i kemi gjetë e 20 nuk po e dimë ku janë“, tha Sokol Shabani.
Ai tha se në Komunë i kanë thënë se nuk kanë fond për këso raste.