Ukë Uka, nga fshati Carravik i Klinës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës babai i dëshmorit Halil Uka dhe vëlla i dëshmorit Latif Uka, i zhgënjyer nga fakti se certifikatën e veteranit të UÇK-së e kanë marrë edhe njerëz të cilët nuk kanë luftuar fare, e ka dorëzuar atë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka hequr dorë nga të qenit veteran, pasi që është shumë i zhgënjyer.
Ukë Uka tregon se vetëm në fshatin e tij janë rreth 70 persona të cilët i gëzojnë privilegjet pa qenë fare ushtarë të UCK-së. Sipas tij certifikatën e veteranit e kanë marrë edhe njerëz që janë kthyer nga Gjermania pasluftës dhe nuk kanë liuftuar asnjë ditë.
“Unë ju kam ftuar këtu për shkak se djalin e kam dëshmorë, edhe vet jam kanë ushtar. Kjo (certifikata) e jemja është e pavlerë, e djalit është me vlerë. Tash na kanë ba të pamundshme me pas vlerë. Janë ba shumë veteranë të rrejshëm dhe unë do e dorëzoj. Ki njerëz prej Gjermani që mas lufte ka ardhë edhe u ba veteran. Përpara ka pas vlerë tash nuk ka. Ta kisha pas gjallë edhe certifikatën e tij e kisha doirëzu. Të gjithë ata që I kanë marrë librezat pa luftu hiq e me rrena ish kanë mirë me dorëzu. Çka don mi kallxu fëmijëve të vet, ose familjes të vet pa kanë hiq në luftë. Turp është. Sot në fshatin tem I ka 70 veteran pa prekë armë me dorë. Jam I zhgënjyer qe 20 vjet me politikën. As nuk kanë ardhë kurrë me na vizitu, as me na vet a keni me hangër. Atëherë pe shoh që nuk janë në rregull senet, unë jam i zhgënjym me këta njerz”, tha ai.
Uka tregon se paslufta ka qenë shumë e vështirë për të. Ai tregon se sa shumë I mungojnë djali dhe vëllai.
“Kanë qenë ditë të vështira për mua, dal në ara më delk pushim edhe vij e flas me ta, por përgjigje nuk kam prej tyre. Kam shumë dhimbje. Jam me vaj në buzë gjithmonë dhe I kujtoj nejat me djalë e me vëlla. 20 vite kan ë qenë si 200 vjet. Pas luftës e fituam lirinë dhe menduam se gjithçka u rregullua. Kam shumë për të treguar por ejani në odë dhe të tregoj gjatë për ta”, tha ai.