Sot u arrit marrëveshja me OJQ Bethany Christian Services – Kosova e cila është një organizatë jo-qeveritare e specializuar për përkrahje në pedagogji për fëmijëri të herëshme, psiko-sociale dhe fuqizim ekonomik të grupeve të ndjeshme të shoqërisë.
Në këtë takim, Bethany Christian Services – Kosova u përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Berat Thaqi, kurse UFAGJ nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe zyrtari për marrëdhënie me jashtë, Denis Spahija.
Aty u përcaktuan detyrat e përbashkëta dhe ato të veçanta që duhet ndërmarr secila palë për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të studimeve dhe hulumtimeve në fushën e pedagogjisë, mirëqenies dhe kujdesit social në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe me gjerë për të avancuar shërbimet sociale dhe mirëqenien në përgjithësi të të gjitha kategorive të ndjeshme të shoqërisë.