Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një foshnjë e posalindur është keqtrajtuar rëndë.
Sipas mediave serbe, 28 vjeçarja nga fshati Kikindë i Vojvodinës, lindi në shtëpi, dhe më pas u paraqit në spitalin e kësaj zone me foshnjën e cila kishte dëmtime të dukshme në kokë dhe trup.
Pas lindjes, Daniela hodhi foshnjën e saj në tualet, tregojnë rezultatet e para të hetimit. Foshnja u shtrua në spital dhe jeta e saj vazhdon të jetë në rrezik.
Nëna, për shkak të gjendjes së rëndë psikofizike, u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kikindës.
Lidhur me rastin është duke u zhvilluar një hetim i zgjeruar.