Serbia ka filluar ngadalë që t’i shpalos të gjitha krimet që i ka kryer në Kosovë. Kështu bëri sot Aleksandër Vuçiq.
Në një intervistë për mediat serbe, ai ka treguar hapur për krimet që ka kryer një ish-pjesëtar i MUP-it serb në Kosovë.
Si shkas u bë deklarata e Slavko Simiq, një ish agjent serb që ka deklaruar hapur se ka marrë pjesë në disa aksione në Kosovë, i veshur në uniformën e UCK-së.
Ky i fundit e quajti Vuciqin tradhtar gjatë një emisioni në TV Pink.
Duke iu referuar komentit të Slavko Nikiq, Vuciq tha se opozita është e lumtur kur dikush e quan atë tradhtar, kushdo që të ishte, dhe pastaj ai lexoi atë që tha për Nikiq nga dokumenti ai u mbajt i regjistruar gjatë luftës së vitit 1999.
“Le të më quajnë lirisht tradhtar, njerëzit në Kosovë e dinë kush është kush”, ka thënë ai.
Madje Vuciq, ka treguar edhe një krim në të cilin e akuzon Nikiqin që ka marrë pjesë.
“Në rrugën kryesore Mitrovica-Rozaje, Slavko Niki? me 6 persona të tjerë të armatosur ndaloi automjetet dhe plaçkiti. Ai nuk i lejoi shqiptarët të shkonin në Malin e Zi dhe u vodhën ari dhe bizhuteritë e tyre,” lexoi Vuçiç.
Siç shtoi ai, njerëzit në Kosovë e dinë shumë mirë kush është tradhtar dhe kush jo, dhe kjo është arsyeja pse ai i jep mbështetje 90 përqind Listës Serbe në zgjedhje.
“Kjo është arsyeja pse ata duhet të më quajnë lirisht një tradhtar,” shtoi Vuçiç.
Me poshtë e keni intervistën e Nikiqit, ku foli për Vuçiqin