Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, të cilën e ka quajtur “sherife”, pasi sipas tij, ajo po merr pagë të 13-të për vete dhe nuk po mendon për qytetarët, mjekët, policët e të tjerët.
“Sot, kur jemi këtu, ëhere is new sherif in town? Ku është? Me dy pozita, me rrogën e 13-të për veti? Po për qytetarët, pse nuk parashohin rrogën e 13-të, pse kjo sherifja e re nuk parasheh një rrogë të 13-të për mjekët dhe për policinë, ushtrinë, inspektorët, punëtorët shëndetësorë, stafin mbështetës, punëtorët e sigurimit, edhe për ata të pastrimit? Por mendoi për vete, ky është modeli i qeverisjes së shpresës që vodhi gjatë pandemisë”, ka thënë Haxhiu.