Një pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në parkun e Dragodanit në Prishtinë, gjatë ditës së sotme.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka mësuar nga burimet e saja se viktima ka qenë kolonel në FSK.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se një vetëvrasje ka ndodhur sot pasdite.
“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe janë nisur një hetim për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ibrahim Shala zëdhënës në Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka thënë për Reporteri.net se ende nuk ka të konfirmuar dhe nuk mund të flasë, por se do të na njoftojë më vonë.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministri i FSK-së, Anton Quni, por ai nuk e ka hapur telefonin.
Nuk dihen arsyet që çuan pjesëtarin e FSK-së deri te vetëvrasja.