Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur, në konferëncën e fundvitit ka njoftuar për punën është zhvilluar gjatë 2020-s.
Kryesuesi i komisionit Ramë Manaj ka thënë se pandemia e ka stagnuar edhe punën e komisionit.
Manaj ka bërë të ditur se gjatë këtij viti në Kosovë janë zhvilluar gërmime në 9 lokacione, kurse një në Serbi, në varrezën e Kizhevakut.
“Procesi i kërkimit dhe gjetjes për të zhdukurit është i ndjeshëm dhe shumë kompleks. Në këtë periudhë, sidomos në pjesën e dytë të vitit kemi pas në terren. Kizhevaku është lokacioni i 5 ku janë gjetur mbetje. Në Kosovë këtë vit kemi pasur gërmime në 9 vende që ka rezultuar me 11 mbetje trupash”, ka thënë Manaj.
Ai ka shtuar se kanë pritur që BE-ja të shtojë presionin më të madh ndaj Serbisë.
“Kemi pritur që BE-ja të shtojë një presion më të madh te Serbia për të nxjerrë informacione dhe që kjo fatkeqësi të përfundojë, por kjo nuk ka ndodhur. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Çështja e të pagjeturve është ngritur në nivelin më të lartë ndërkombëtar në Bruksel dhe marrëveshjen e Washingtonit”, ka thënë ai.