Dje rreth orës 18 e 30 në një dyqan të mobishopave në Prishtinë, është vjedhur një telefon iPhone 11 Pro Max.
Në pamjet e publikuara nga Metro nga kamera e një mobishopi në Prishtinë, bëhet e ditur se mbrëmë rreth orës 18:30 në lagjen Ulpianë në Prishtinë është vjedhur një telefon mjaft i kushtueshëm, iPhone 11 Pro Max
Pamjet që janë siguruar nga kamerat e sigurisë, shfaqin personin që e zgjatë dorën dhe e merr e më pas e fut në xhep telefonin me ngjyrë të gjelbër.
Pronari i lokalit ka kërkuar që të gjithë pronarët e bizneseve të jenë vigjilent dhe të kenë kujdes nga personat që vjedhin.
Tutje ai ka kërkuar se kushdo që ka informacion rreth personit në fjalë, të lajmërojë Policinë e Kosovës.
Më poshtë keni videon nga vjedhja.