Vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën “Pfizer” ka nisur në veri të Kosovës. Shumë pleq presin në radhë dhe siç shihet interesimi për të marrë vaksinën është i madh.
Nisja e vaksinimit në veri të Kosovës u konfirmua edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, shkruan Indeksonline.
“Vaksinimi nisi në Leposaviq dhe do të vazhdojë kudo në veri. Fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, pastaj të tjerët”, ka thënë Vuçiqi.
Vaksinimi do të nisë më vonë sot në Mitrovicën e Veriut dhe nesër në Zubon- Potok dhe Zveçan.
Sasitë e para të vaksinës nga kompania “Pfizer-BioNtek” arritën në Serbi të martën dhe vetëm tri ditë më pas mijëra sasi janë nisur në pjesën veriore të Kosovës.