Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes të një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.
Mësohet se në veturë ishin prindërit me dy fëmijët e tyre, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.
Rastin për Telegramisot e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo për Telegraminsot
Pamje nga aksidenti, dërguar nga një lexues i Telegramitsot