Gazetari dhe publicisti, Valon Syla, ka njoftuar se personi i cili e ka sulmuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, është rrugës për në Polici. Ai ka falënderuar këta të fundit dhe të gjithë ata që reaguan në mbrojtjen e tij
Gazetari dhe drejtori i Gazetës Metro Valon Syla ka njoftuar se personi i cili e sulmoi atë është rrugës për në Polici.
Ai ka dhënë edhe një prononcim për media, ku ka treguar se është mirë me shëndet.
“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv. Te fala”, ka thënë Syla.