Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetes Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, shkruan Telegramisot
Pas këtij lajmi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar kryesinë dhe kryetarët e degëve për takim në orën 11:00.
Me kërkesë të Kryetarit Haradinaj ju ftoj nesër në takim të Kryesisë me Kryetarë të degëve.
Datë 22 dhjetor, në oren 11:00, në zyren qëndrore të Aleancës.
Temat e takimit:
1. Zhvillimet e fundit politike në vend:
a). Lista e kandidateve për deputet;
b). Porositë programore për zgjedhjet parlamentare.