Një ngacmim seksual është raportuar në qytetin e Prizrenit. Një burrë është arrestuar pas që ka hyrë në shtëpinë e një femre dhe e ka ngacmuar seksualisht atë, shkruan Telegramisot.
Lajmin e ka bëtë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Prizren 20.12.2020 – 01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka hyr në shtëpinë e viktimës femër kosovare dhe ka ngacmuar seksualisht viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.