Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i shkroi disa rreshta sot në një postim të tij, duke kritikuar veten për disa veprim ndaj dy shokëve të cilëve u kërkon falje. Lajçi, i justifikon këto veprime me pretekstin se ishte fajtor që një person e shau me nënë dhe tjetrit i kërkoi një favor për ti paguar biletën e aeroplanit,shkruan Telegramisot
Ky është postimi i plotë i aktorit Lajçi.
Burrni asht edhe më kërkua falje!
Shqiptarët mes veti i ka prishë o shkjau o toka o kajtja!
Njena nga këto të triat edhe mua me rugovasin tim Sali Rexhaj e me gjakovarin tjetër Nazmi Jakurti.
Me t’parin Çakorri që thojshin herë i Yni herë i Atyne, si hoxha n’minare; herë e kam pa herë s’e kam pa!
E unë pa ma pasë borxh ia shava kusherinit nanën dhe u bana prrallë!
Të dytit i thashë s’ma pagove rrugën për Zvicërr, edhe pse s’ma kishte borxh, e ai m’tha mos ma merr ftyrën o artist dhe u thyen filxhanat!
Tash që shkela n’74 shkallë po iu kërkoj falje edhe t’parit edhe të dytit!
Plaku ngutët nganjiherë, prandaj quhet plak!
Po prap se prap, mirë që s’na prishi shkjau, po kajtja!
Edhe kjo asht burrni, me i thanë Nazmiut e Salihut m’falni, se “Bastardët” ishin dërshej nesh!
Pejë,19.12.2020