Dje ka ndodhur një aksident trafiku në Neudrossenfeld të Gjermanisë, ku mbeti i vdekur një shqiptar 31 vjeçar nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, kurse mori lëndime një 22 vjeçar nga Podujeva.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët, që njoftuan se 31 vjeçari ishte shofer në veturën me të cilën u aksidentua.
Ata thonë se i ndjeri ishte duke e tejkaluar një kamion, derisa në anën e kundërt erdhi një kamion tjetër, me të cilin u përplasen.
I ndjeri ka lënë 3 fëmijë dhe gruan, si dhe ka punuar në Gjermani me një vizë të punës.
Përveç 22 vjeçarit nga Podujeva, lëndime mori edhe shoferi i kamionit.
Mediat në Gjermani raportojnë se në vendin e ngjarjes kishin dalë shumë njësi të urgjencës, si dhe janë shkaktuar dëme në atë pjesë në vlerë të 40 mijë eurove.