Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Vlorës të Shqipërisë, transmeton Telegramisot.
Bëhet me dije se një femër me iniciale S. G., rreth 75-vjeçe është përplasur për vdekje nga vetura të cilën e drejtonte P. I., 37-vjeç.
Ngjarja është shënuar rreth orës 17:21, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës”.
Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor.