Sot në “kopshtin e improvizuar” të Fakultetit të Edukimit filloi aktiviteti i parë me rastin e themelimit të Qendrës Universitare për Këshillime Psikosociale.
Ass.
Emirjeta Kumnova së bashku me studentet e Programit Parashkollor pritën fëmijet të cilët janë të strehuar në Shtëpinë e Sigurtë në Gjakovë dhe mbajtën aktivitete në klasën përgatitore që është e pajisur me mjete pune për edukim dhe argëtim.
UGJFA do të jetë gjithmonë në mbështetje të fëmijëve në nevojë me qëllim të stimulimit të zhvillimit të tyre psikosocial dhe psikomotorik përmes aktiviteteve që stafi ynë i ofron në mënyrë profesionale.
Aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe për festat e fundvitit.