Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan u takua me përfaqësuesit e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” të prirë nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prof. Ass. Drita Kadriu dhe Sekretarja e Përgjithëshme znj. Linda Dula-Halilabazi.
Gjatë takimit të zhvilluar në Rektoratin e UGJFA-së, Ministri Kervan, mori informacione për zhvillimet institucionale, projektet që janë në implementim dhe nga Rektori u shpreh dëshira për të bashkëpunuar me institucionet vendore dhe organizatat ndërkombëtare, e në këtë kuadër, theksoi nevojën për t’u përqëndruar në bashkëpunime ndërinstitucionale.