Themelohet Qendra Universitare për Këshillime Psikosociale
Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” më 16.12.2020 morri vendim mbi themelilin e Qendrës Universitare për Këshillime Psiko-sociale.
Kjo qendër si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji dhe do jetë në shërbim të studentëve e stafit duke ju ofruar një kujdes të plotë dhe të vazhdueshëm, përfshirë këtu shërbimin me shtretër për pacientët akutë, shërbime ditore në observim, ndërhyrje dhe trajtim të urgjencave dhe emergjencave psikiatrike, konsulta ambulatore dhe konsulta specialistike. Ky shërbim për studentët tonë vjen pasi që studimi nuk përbëhet vetëm nga përvojat e suksesit.
Ankthi i provimeve, pengesat në seminare, problemet në të mësuar, vetmia, vetëbesimi, problemet me të qenit larg shtëpisë, presioni për të kryer studimet dhe punësimi bënë që problemet e studentëve janë po aq të larmishme sa kërkesat që një studim universitar kërkon nga studentët.
Krizat nuk mund të kapërcehen gjithmonë shpejt dhe vetvetiu nga ana tjetër kriza nuk është një problem i pakapërcyeshëm, prandaj këshilltarët e Qendrës Universitare për Këshillime Psikosociale do t’i ndihmojnë ata.