Skuadra e Chelsea pas humbjes në Everton në vikend të javës së kaluar sot ka edhe një udhëtim të vështirë ku do të përballet me skuadrën e Wolverhampton
Chelsea humbi në ndeshjen e fundit me rezultat të ngushtë 1-0 dhe sonte është në kërkim të rikthimit të rezultatet pozitive.
Para humbjes me Everton, Chelsea kishte 5 ndeshje pa humbje në Premier Ligë, ku kishte fituar 4 dhe kishte barazuar në një ndeshje.
Për t’ju kthyer rezultateve pozitive, sot Frank Lampard ka startuar me Pulisic, Giroud dhe Werner.
Chelsea për momentin është në vendin e pestë më 22 pikë, tri më pak se Tottenham në vendin e parë.